17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Jam një amerikane e konvertuar në fenë islame dhe doja të ndaja me ju një histori personale

Më të lexuarat

LUMTURIA PA FUND
##############
Eselamu Alejkum të gjithëve!
Jam një amerikane e konvertuar në fenë islame dhe doja të ndaja me ju një histori personale për mos humbjen kurrë të shpresës në mëshirën e Zotit. Unë pata një shtatzani mjaft të vështirë me vajzën time të vogël, Lejlën.
Fillova të shfaqja shenja dështimi në javën e 14-të ose të 16-të, pak pasi fillova të merrja veten nga të përzierat e stomakut në mëngjes gjatë tremujorit të parë. Në javën e 18-të, placenta ime pësoi çarje dhe gati sa nuk e humba bebin.
Më pas, në javën e 24, hyra në fazën e lindjes së parakohshme. Isha në regjim shtrati për gati gjatë gjithë shtatzanisë.
Hyja e dilja shpesh në spital, mezi ecja gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë. Kisha vazhdimisht shumë dhimbje. Doktorët dhe infermieret më thanë të përgatitesha për më të keqen dhe se fëmija im kishte të ngjarë të mos mbijetonte.
Megjithatë, unë refuzova të humbja shpresat dhe optimizmin. U thashë atyre se Zoti mund ta bëjë të pamundurën të mundur. Ai thotë “bëhu” dhe ajo bëhet. Kisha familjen time dhe disa nga muslimanët më të mirë në botë që luteshin për fëmijën tim dhe për mua, elhamdulilah.
Pa marrë parasysh faktin sa dhimbje kisha apo kisha kaluar, çdo natë unë ngrihesha dhe falja namaz nate (kijam el-lejl), dhe i lutesha Zotit me përgjërim të shpëtonte vogëlushen time duke i kërkuar gjithashtu që ajo të lindte e shëndetshme dhe në kohën e duhur.
SubhanAllah, ajo i mbushi 37 javë të kësaj shtatzanie të vështirë dhe lindi e shëndetshme përmes një operacioni cezarian.
Që nga ajo ditë, unë ngrihem çdo natë, pa marrë parasysh sa e lodhur jam apo e pagjumë, vetëm për të falur namaz nate. Pothuajse është bërë pjesë e imja dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të. Ia vura vajzës emrin Lejla. Emri i saj vjen nga arabishtja ”lejl”, që do të thotë “natë.” Dhe me shkronjën fundore të tij, emri i saj do të thotë “lumturi e pafund”.”
– Erika

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit