9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Trump akuzon mediat se shkaktojnë frikë tek njerëzit me ngjyrë dhe muslimanët

Më të lexuarat

Në intervistën e parë pas zgjedhjeve për televizionin CBS, Trump akuzoi mediat se me vetëdije kanë shkaktuar frikë dhe antipati të muslimanëve dhe njerëzve me ngjyrë ndaj tij

WASHINGTON (AA) – Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, deklaroi se mediat në SHBA shkaktojnë frikë tek muslimanët amerikanë dhe njerëzit me ngjyrë pas fitores, ndërsa sipas tij kjo frikë është e pabazë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në intervistën e parë pas zgjedhjeve për televizionin CBS, Trump akuzoi mediat se me vetëdije kanë shkaktuar frikë dhe antipati të muslimanëve dhe njerëzve me ngjyrë ndaj tij.

“Kjo është e tmerrshme nëse këto njerëz ashtu ndihen. Konsideroj se këtë e nxisin mediat, meqë edhe disa gjëra të cilat veçmas kanë ekzistuar në vend tregojnë se sapo kanë filluar. Nuk është se patjetër unë duhet të them diçka, ata do të gërmojnë një rrëfim, këtë e bëjnë mediat”, tha Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit