9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Jakup Çunaku: ME SHKAS! Fëmijët, edukata dhe shoqëria

Më të lexuarat

Në ditët që lamë pas, ishim dëshmitar të një video që shfaqen dy nxënës duke abuzuar me një vajzë të vogël. Akt shumë i ligë, i papranueshëm, por edhe shumë shqetësues për të gjithë ne!
Eh tani, ne si shoqëri mos të luajmë rolin e naivit dhe të presim se akte të tilla të mos ndodhin prapë! A thua, pse?!
SEPSE, kur çdo ditë në mediat tona elektronike e vizuele (TV, radio, etj.), e aq ma shumë në transmetuesin tonë publik, na ofrojnë me “shiku” këngë me tekste të shthurura e me spote të degjeneruara! Seriale të transmetuara me fjalorin ma banal e të fëlliqët! Fara e ……! “Humor” me fjalor banal dhe pa shije! Hapësira mediale e madhe që iu epet këtij lloj “arti”, e që për qëllim ka vetëm epshin dhe degjenerimin e të gjitha moshave duke mos përjashtuar as fëmijët e njomë. E po në ato kanale, mungon hapësira e nevojshme dhe e duhura për artin e mirëfilltë e me vlerë, e që synon pasurimin e shpirtit dhe që promovon vlera për shoqërinë dhe vendin tonë. Shto këtu sondazhet që dëshmojnë se, 90% e fëmijëve të moshës 6 vjeç, e përdorin vazhdimisht televizorin. E mos të flasim për përdorimin e pajisjeve të mençura elektronike, ku mbi to nuk ka asnjë kontroll , e aq më pak nuk dihet burimi i informatave. Dr. Bahanar, hulumtues i shkencës së komunikimit thotë se, televizori është një edukator i fuqishëm dhe mbase i rrezikshëm. Nga këtu fëmijët janë “non stop” nën ndikimin e filmave me dhunë, seks, krim, mashtrim, vjedhje, degradim moral. Në moshën më delikate të formimit, e kanë të vështirë qoftë edhe nën monitorimin e prindërve dhe mësuesve, të gjejnë emisione edukative, formuese.
SEPSE, shkollat që më shumë luajnë rolin e një “fabrike” që nxjerrin gjeneratë seri, e pa cilësi. Aty ku në të shumtën e rasteve mungon edukimi që edhe është parakusht i arsimit cilësor, ku degjenerimi vihte para vlerave etike, e shpeshherë edhe paturpësia para turpit!
Aty ku nëpërkëmbët roli dhe pozita e mësuesit. Në disa shkolla ku është zbehur shpirti i mësim nxënies dhe mësimdhënies! Është venitur vullneti i punës dhe nxënies së dijes.
SEPSE, familjet kanë humbur rolin dhe përgjegjësinë e tyre! Në ato familje, ku preokupimi më i madh i tyre është se çfarë lloj të telefonit e posedon, Iphone X apo 11?! Apo, se ku të kalojnë fund javën, restaurant në Kosovë apo Shqipëri? Ato familje ku prindërve më shpesh iu vie ditëlindja, sesa lexojnë një libër, e lere ma të flitet nëse ato familja posedojnë bibliotekë familjare! Aty ku libri etiketohet, ehe pse ne shaka, si mjet që sjell fukarallëkun! Ata prindër që preokupohen më shumë për postimet e tyre me shoqëri duke pi kafe se sa “like” në Facebook po marrin. Ajo familje ku shpeshherë malli i fëmijëve për të bashkëbiseduar me prindër, iu shuhet me ofrimin e smartfonit (telefonit) nga prindi, qe merre luajë e hiq mu qafe!
Në rrethana sociale të tilla, në të cilat po ndërtohet dhe brumoset edukata dhe personaliteti i fëmijëve tanë, mos të çuditemi nëse shohim sjellje delikuente të fëmijëve tanë të këtij niveli apo nashta edhe ma keq! Nuk mendoj se, është një rast i izoluar, por vlerësoj se një mentalitet i tillë është prezent tek një numër i madh i fëmijëve, e mos të them tek një shumicë e nxënësve në klasat e ulta (1-9)! E mos të flasim për ata që janë në klasat e nalta (10-12)!
Nga këtu mund të themi se, përballë fuqisë së medias, ka rënë forca e shkollës, roli i mësuesit dhe puna edukative e familjes.
Si të dalim nga kjo situatë!
Problemin e kësaj natyre, nuk besoj se mund ta zgjidh shkolla si akter i vetëm, e as DKA apo MASH , apo vetëm angazhimi i një sociologut apo psikologut, mësueses, etj! E lëre ma edukata seksuale!
Sociologët besojnë se edukimi i fëmijëve është një art që ka nevojë për novacion, shpenzim energjie, kohë, fonde dhe involvim i të gjithëve.
Për të dalë nga kjo situatë e rëndë sociale që ka kapluar fëmijët tanë, duhet angazhim i të gjithë akterëve dhe duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe metodat. Prindërit, duhet të jenë në vijën e parë të frontit dhe pa pushuar asnjë çast të punojnë me fëmijët e tyre. Suksese i tyre si prindër është në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve të tyre, e jo vetëm në mbledhjen e pasurisë. Shteti duhet të ndërtoj politika arsimore- edukative që në fokus kanë jo vetëm arsimimin, por mbi të gjitha edukimin e fëmijëve. Bile, nuk do të duhet të mendohet që të kemi arsim cilësor, e mos t’i paraprijë edukimi. Por shteti, nuk do duhej të mjaftonte vetëm me kaq, por të këtë vizion të qartë dhe mekanizma që të vendos rregulla të qarta dhe komfor ligjeve të shteteve të zhvilluara, për të mbikëqyrë materialet që ofrohen nga kanalet tona për shoqërinë tonë pa dallim moshe, duke monitoruar zbatimin e rregulloreve konform kritereve dhe normave ndërkombëtare që kanë në fokus ruajtjen e familjes dhe fëmijëve. Duke ruajtur familjen e ruajmë shoqërinë, popullim dhe vendin tonë.
E patjetër këtu një rol ta pazëvendësueshëm kanë prijësit fetar të komuniteteve fetare ne Kosovë, me këshillat e tyre mund të asistojnë shumë në ruajtjen e karakterit dhe personalitetit të fëmijëve në secilën etapë të zhvillimit të tyre. Këtu do ishte më se e nevojshme që nxënësve të iu ofrohet mundësia e edukatës fetare përgjatë shkollimit të tyre, ashtu siç veprojnë një numër i madh shteteve në perëndim.
Krejt në fund, sa më shpejt, të mobilizohemi do jetë shumë më mirë për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Përgjegjësia është e përbashkët dhe pa përjashtim.
Dikur, nashta edhe bahet vonë!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit