21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ja motivet e vrasjes së kryetarit të komunës shqiptare në Maqedoni

Më të lexuarat

Ngjarja e rëndë tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në komunën e Bogovinës ka tronditur mbarë rajonin. Me 6 plumba nga arma e zjarrit u qëllua kyetari i kësaj komune Hazbi Idrizi. Mjekët e kujdestarisë në spitalin e Tetovës konfirmuan se i ndjeri ka ardhur pa shenja jete në spital.
Siç mësohet, aktin e vrasjes e ka kryer personi me inicialet Q.A. nga po i njejti vend. Personi në fjalë ka qenë i punësuar në komunë deri para dy viteve në pozitën e inxhinierit të komunës. Shkaku i “luftës” politike, Hazbi Idrizi, tashmë i ndjerë, ka përjashtuar nga puna personin Q.A. duke shkelur rregulloren. Nga burime jo-zyrtare mësohet se mëngjesin e sotëm kjo ka qenë arsyeja që priu vrasjen. Personi Q.A. pas aktit ka tentur vetëvrasjen duke marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Shkupit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit