12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Izraeli shemb disa shtëpi të palestinezëve

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë Hizma, Muvaffak el-Hatib, u shpreh se ushtarët izraelitë kanë bastisur bashkinë dhe kanë shembur 3 shtëpi

RAMALLAH (AA) – Ushtarët izraelitë kanë shembur 3 shtëpi të palestinezëve në Jerusalemin Lindor, me pretendimin se janë të “ndërtuara pa leje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, kryetari i Bashkisë Hizma, Muvaffak el-Hatib, u shpreh se ushtarët izraelitë kanë bastisur bashkinë dhe kanë shembur 3 shtëpi.

Hatib ka vënë në dukje se ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës për të boshatisur shtëpitë. Ai ka theksuar se muri ndarës nga Bregu Perëndimor deri në Jerusalemin Lindor është ndërtuar mbi tokën ku ndodheshin shtëpitë e palestinezëve.

Ushtria e Izraelit herë pas here organizon operacione bastisjeje në Jerusalemin Lindor dhe në rrethinat. Forcat izraelite shkatërrojnë shtëpitë përmes bombave ose duke përdorur buldozerë. Ndërsa palestinezët thonë se kjo nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe se është pjesë e “politikave shtypëse të Izraelit kundër palestinezëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit