8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Izraeli sërish shkatërron fshatin palestinez Al-Arakib

Më të lexuarat

Në fshatin Al-Arakib ku shkatërrimin për herë të parë Izraeli e kreu në vitin 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë shtetas izraelitë

Forcat izraelite lanë shumë persona pa shtëpi pasi shkatërruan sërish fshatin al-Arakib ku jetojnë palestinezët në rajonin jugor Negev, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e fshatin Al-Arakib, Aziz et-Turi për AA theksoi se forcat izraelite kanë shkatërruar fshatin për herë të 202-të.

Turi bëri të ditur se do të rindërtojnë sërish strukturat e shembura në fshatin Al-Arakib. “Nuk do të lodhemi, nuk do të mërzitemi, derisa jemi të lirë dhe në jetë nuk do ta braktisim fshatin tonë”, tha ai.

Në fshatin Al-Arakib ku shkatërrimin për herë të parë Izraeli e kreu në vitin 2010, jetojnë mbi 80 palestinezë shtetas izraelitë.

Qeveria izraelite pretendon se fshati “është ngritur në mënyrë të paligjshme dhe se ai duhet të shembet”. Ndërsa popullata e fshatit thekson se këto territore i kanë trashëgimi nga gjyshërit e tyre shumë para themelimit të Izraelit.

– Fshatarët ndërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shembjeje

Fshatarët vazhdojnë rezistencën e tyre duke ndërtuar shtëpitë e tyre prej druri dhe lëndës plastike pas çdo procesi të shembjes nga forcat izraelite.

Ashtu si në fshatrat e tjerë në rajonin Al-Nakib, Izraeli nuk ofron shërbim të energjisë elektrike dhe ujit në fshatin Al-Arakib si dhe nuk njeh pronësinë e tokës për palestinezët që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, Izraeli deri më sot ka konfiskuar 11 milionë dynym në Shkretëtirën Al-Nakib me 12 milionë dynymë ku jetojnë 220 mijë palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit