7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Izraeli planifikon zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ministria izraelite e Banimit dhe Ndërtimit ka ndarë 215.000 dollar për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në pjesën jugore të Bregut Perëndimor.

Ministria ka ndarë 850.000 shekel (rreth 215,000 dollar) për zgjerimin e vendbanimeve në Efratës, raportoi gazeta “Haaretz”. Vendimi u mor në tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga fakti se kryeministri Benjamin Netanyahu hoqi dorë nga ndërtimit në zonë, thuhet më tej në tekstin e “Haaretz”.

Sipas gazetës izraelite, vendi ku është planifikuar zgjerimi i vendbanimeve, është i njohur si mali Eitam, në të vërtetë është një qëllim strategjik i kolonëve në dekadën e fundit. Kur është planifikuar vija e ndarjes, kolonët bënë përpjekje për ta marrë në anën perëndimore këtë kodër. Ata dështuan në përpjekjet e tyre, si dhe në përpjekjet e shumta për të ndërtuar vendbanime në këtë zonë, shton “Haaretz”.

Kufiri që ndan Bregun Perëndimor izolon rreth dhjetë për qind të Bregut Perëndimor, sipas Kombeve të Bashkuara./trt/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit