11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

“Izraeli nuk ka për të fituar asgjë nga kjo që po bën”

Më të lexuarat

Sulmin e Izraelit në Gaza Presidenti turk Abdullah Gyl e dënoi edhe një herë sot në Kastamonu.

“Është e pamundur që bota të mbyllë sytë përballë kësaj që po ndodh. Izraeli nuk do të ketë asnjë përfitim nga kjo që po bën”, u shpreh Presidenti Gyl.

Gyl theksoi se ofensiva jo rastësisht po ndodh në prag të zgjedhjeve, duke shtuar se “nuk duhet të bëhet një investim zgjedhor kaq i përgjakshëm”.

“Kemi të bëjmë me një shkallëzim të rrezikshëm. Ecuria e ngjarjeve është shumë e rrezikshme. Nuk është e mundur që bota të mbyllë sytë përballë kësaj. Kjo ka ndodhur edhe para zgjedhjeve të 2008-s dhe 2009-s në Izrael duke shkaktuar vdekjen e 1 mijë e 500 njerëzve. Zgjedhjet nuk duhen bërë në këtë mënyrë. Kemi të bëjmë me një ngjarje të re të përgjakshme që po ndodh para syve të të gjithë njerëzimit. Izraeli nuk do të fitojë asnjë gjë nga kjo që po bën”, u shpreh Presidenti Gyl./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit