8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Izraeli ndalon futbollistët palestinezë të dalin nga Gaza

Më të lexuarat

Anëtari i Këshillit Suprem Palestinez për Rini dhe Sport, Abdussalam Haniyye, shkroi në Facebook se futbollistëve u është refuzuar dalja nga Rripi i Gazës

GAZA (AA) – Autoritetet izraelite kanë ndaluar nëntë futbollistë palestinezë të udhëtojnë jashtë Rripit të Gazës për të marrë pjesë në ndeshjen finale të Kupës së Palestinës e cila duhej të luhet në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kategoria e juniorëve e klubit futbolistik Rafah, është planifikuar të zhvillojë të premten ndeshjen finale kundër ekipit Ahly al-Khalil nga Hebroni.

Anëtari i Këshillit Suprem Palestinez për Rini dhe Sport, Abdussalam Haniyye, shkroi në Facebook se futbollistëve u është refuzuar dalja nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, ai ka kërkuar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), të ndërmarrë masat e nevojshme për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje të papranueshme.

Një problem i tillë ndodhi edhe vitin e kaluar, atëherë kur finalja e kupës së Palestinës u vonua nga shkaku se gjashtë lojtarë nga ekipi i Gazës u refuzuan të udhëtonin jashtë vendbanimit.

Vendimi më vonë u pezullua, pasi paraprakisht FIFA dërgoi një ankesë zyrtare në adresë të autoriteteve izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit