22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Izraeli mbyll vetëm kalimin tregtar të Gazës

Më të lexuarat

Fattouh bëri të ditur se gjatë ditës së sotme përmes kalimit Kerem Shalom vetëm ilaçet dhe ushqimet u lejuan në Gaza

 

GAZA CITY (AA) – Izraeli ka mbyllur funksionimin e kalimit tregtar të Rripit të Gazës, duke lejuar vetëm kalimin e ilaçeve dhe ushqimeve në territorin e bllokuar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli ka zbatuar vendimin e të hënës për mbylljen e kalimit Kerem Shalom”, tha Raed Fattouh për AA, kreu i një komiteti të lidhur me Autoritetin Palestinez për dërgimin e mallrave në Rripin e Gazës.

Fattouh bëri të ditur se gjatë ditës së sotme përmes kalimit Kerem Shalom vetëm ilaçet dhe ushqimet u lejuan në Gaza.

Javën e kaluar, Izraeli vendosi sanksione të reja në Rripin e Gazës, duke përfshirë kufizimet në lëvizjen e mallrave dhe një reduktim të zonës jashtë brigjeve të Gazës, ku peshkatarët palestinezë lejohen të bëjnë tregtinë e tyre.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria izraelite, kalimi kufitar Kerem Shalom do të mbetet i mbyllur në përgjigje të “sulmeve të balonave zjarrvënëse”.

Ekonomistët palestinezë kanë dënuar sanksionet izraelite, duke paralamëruar se masa do të përkeqësonte situatën tashmë të tmerrshme humanitare të Gazës.

Javëve të fundit, aktivistët palesintezë po fluturojnë “balona zjarrvënëse” mbi territorin izraelit, si pjesë e tubimeve të vazhdueshme përgjatë rrethojës së sigurisë.

Që prej fillimit të tubimeve më 30 mars, më shumë se 130 protestues palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga armë zjarri izraelite.

Protestuesit kërkojnë t’i jepet fund bllokadës 11 vjeçare izraelite të Rripit të Gazës, gjë e cila ka shpërthyer ekonominë e territorit bregdetar dhe ka privuar afërsisht dy milion banorë nga mallrat bazë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit