6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës në Detin Arabik

Më të lexuarat

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte, në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit – një shtetas britanik dhe një shtetas rumun.

The MV Mercer Street, e operuar nga kompania me qendër në Londër, Zodiac Maritime, ishte në brigjet e Omanit në Detin Arabik kur incidenti ndodhi të enjten.

Kompania, e cila i përket magnatit izraelit të anijeve Eyal Ofer, tha se po punonte për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid fajësoi “terrorizmin iranian”. “Irani nuk është vetëm një problem izraelit”, tha Lapid në një deklaratë, duke shtuar se “Bota nuk duhet të heshtë”, raporton bbc.

Megjithatë, detajet e sulmit ndaj cisternës me flamur liberian, në pronësi të Japonisë mbeten të paqarta. Irani ende nuk ka komentuar mbi akuzat.

Incidenti duket të jetë një përshkallëzim serioz i tensioneve në rajon, dhe disa raporte sugjerojnë se ishte përfshirë një dron.

Në një deklaratë të premten, Zodiac Maritime njoftoi dy vdekjet me “trishtim të thellë”. Ajo tha se nuk ishte raportuar asnjë lëndim tjetër.

Kompania shtoi se anija tani “lundronte nën kontrollin e ekuipazhit të saj” dhe po shkonte në një vend të sigurt me një përcjellje detare amerikane. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit