8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Izrael – Netanjahu njofton formimin e qeverisë

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu filloi të dielën javën e fundit për formimin e qeverisë së tij të re, që do të prezantohet disa ditë para vizitës së presidentit amerikan, Barack Obama.

Koha ecën për Netanjahun, i cili mori një afat të dytë dhe të fundit nga presidenti Shimon Peres për formimin e kabinetit të tij para 16 marsit, ndërkohë që në dështim të kësaj presidenti mund të zgjedhë një kandidat tjetër që do të përpiqet të formojë një maxhorancë.

Sipas radios publike, kryeministri do të depozitojë nesër në Parlament tekstin e marrëveshjeve të koalicionit dhe qeveria e tij e re mund të marrë miratimin Dhomës të mërkurën.

Netanjahu deklaroi se një marrëveshje ishte arritur për linjat e mëdha të programit të qeverisë, por që diskutimet do të vazhdojnë edhe sot për ndarjen e posteve.

Ai kërkon që ta përfundojë këtë procedurë para vizitës së presidentit amerikan, Obama, vizita e parë si president i SHBA-së në Izrael dhe në Territoret palestineze, që do të nisë të mërkurën më 20 mars.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit