17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Izmir – Shpëtohen 71 azilkërkues të prapësuar nga ekipet greke në ujërat turke

Më të lexuarat

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë kanë shpëtuar 71 azilkërkues në nënprefekturat Çesme dhe Dikili të Izmirit, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare u dërguan në det të hapur në nënprefekturën Çesme pasi u njoftuan se kishte një grup azilkërkuesish.

Kurse 24 azilkërkues në një gomone, motori i të cilës ishte çmontuar nga ekipet e Rojës Bregdetare të Greqisë dhe ishin prapësuar në ujërat territoriale turke u shpëtuan në Denizkoy të nënprefekturës Dikili.

Ekipet të Komandës së Rojës Bregdetare së Turqisë shpëtuan gjithashtu edhe 19 azilkërkues të tjerë në Dikili, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

Kështu që 71 azilkërkues, ndër të cilët edhe gra e fëmijë, pas kryerjes së procedurave të nevojshme iu dorëzuan autoriteteve të Izmirit për emigracionin.

Ndërkaq edhe dje, në Çanakkale, Balikesir dhe Mugla u shpëtuan 144 azilkërkues, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit