7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ivanoviq: Prishtina po shfrytëzon vakumin institucional në Serbi

Më të lexuarat

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se KFOR-i ka ndërmarrë një “veprim shumë të rrezikshëm” duke bërë përpjekje për të hequr barrikadën në Rudarë të Zveçanit.

“Nuk i di motivet për këtë. Me duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe druaj se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.
Ivanoviq ka thënë se Ministria për Kosovën po bën përpjekje të qetësojë tensionet dhe se tashmë ka kontaktuar misionet ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje.
Serbët e veriut kanë vendosur barrikada në rrugë qysh në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj në pikat kufitare 1 dhe 31./BS/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit