9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ish-prifti katolik

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Shkova te peshkopi dhe i thashë se dëshiroj të bëj një hap para dhe të bëhem prift.

Idris Tawfeeq – ish-prift

Pas trajnimit tim (për prift) u ktheva në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pas kthimit fillova të punoj si prift katolik në famull. Ishte kjo kohë e privilegjeve, punoja me njerëz të mirë, dhe ishte privilegj kur njerëzit të futnin në jetën e tyre kur atyre iu lindin fëmijët, të kurorëzosh njerëz, t’i dëgjosh rrëfimet, të flasësh para masës…

Kam pasur telefonatë në mes të natës, nga një vajzë, nëna e të cilës po vdiste, me të vërtetë, është shumë privilegj të jesh prift.

Kështu që, kur shikoj mbrapa kohën time në kishë, thellësisht e falënderoj Allahun, të Plotfuqishmin.

Njerëzit më thonë: ”Vëlla Idris, çfarë ndryshimi në jetën tënde, po shkoje kësaj rruge (të shtrembëruar) dhe tani përnjëherë e ndryshove drejtimin!”

Unë nuk vërej ndonjë ndryshim, kthehem në jetën time duke parë një vijë të drejtë, dhe, derisa qëndroja në ato dhoma në Romë, duke mësuar për Biblën dhe histori kishtare, tash e shoh se nuk kam qenë i gatshëm të bëhesha prift, isha i trajnuar që t’ju flas juve sot si musliman, dhe jam i bindur se ky, qysh nga fillimi, ishte një plan i Allahut të Plotfuqishëm, që unë do të isha musliman dhe se sot do të qëndroja me ju këtu e të flasim për Islamin.

Por, si ka ndodhur kjo, pse e kam braktisur të qenit prift. Jo për atë se kisha probleme me kishën!

Jo, aspak. Isha i lumtur si katolik, dhe nuk planifikoja ta ndërroj fenë time.

Por, Allahu i Plotfuqishëm, kjo është shumë e rëndësishme, Zoti na drejtohet (na flet) në forma të ndryshme, Ai dëshiron që ne të jemi afër Tij.

Disa njerëzve u drejtohet përmes sportit, disave përmes lindjes shumë të bukur të diellit, disave përmes fjalëve të Kur’anit e disave përmes shkencës.

Ai mua m’u drejtua mua përmes zemrës sime. Unë si prift, e dini se priftërinjtë në kishë nuk martohen, isha shumë i vetmuar, dhe e mora një vendim shumë të vështirë, nuk dëshiroja ta braktisja kishën katolike, por vendosa ta braktisi punën time si prift.

Kështu që, braktisa kishën, e lashë priftërinë, por, braktisja e priftërisë është sikur jeni pranë shkurorëzimit dhe shtëpia juaj digjet, është punë e madhe.

Më duhej diçka që t’më relaksonte derisa e braktisa punën e priftit, kështu që, vendosa se më nevojitej një pushim. Nuk kisha shumë para, kështu që hyra në internet për të kërkuar hotelin më të lirë të mundshëm.

Hoteli më i lirë që arrita ta gjejë ishte në Egjipt.

Nuk dija asgjë për Egjiptin; rëra, devetë, piramidat…, por, vetëm një problem, “MUSLIMANËT”.

Kurrë në jetë nuk kisha takuar ndonjë musliman.

E tëra që dija për muslimanët, ishte ajo nga televizori, e ajo ishte se ata ta presin dorën, eksplodojnë veten dhe i rrahin gratë.

Thosha me vete: “Kjo mund të jetë gjë e rrezikshme, nëse shkoj në Egjipt, ndoshta, do të më rrëmbejnë muslimanët, më lidhin dhe më presin kokën”.

Por në fund, pasi që nuk kisha shumë para, shkova në Egjipt.

Pushimi im në Egjipt ma ndryshoi jetën, për herë të parë në jetë u takova me Islamin (mendoj për Islamin e vërtetë).

Muslimani i parë që takova nuk ishte ndonjë shejh (dijetar) i madh. Rrugëtimi im në islam nuk ka qenë përmes leximit, shikimit të ndonjë emisioni televiziv apo dëgjimit të ndonjë ligjërate nga ndonjë dijetar musliman. Rrugëtimi im në Islam është përmes fëmijës në rrugë i cili i pastronte këpucët e tij, kalova pranë tij, ishte i dobët dhe kishte të mbathura sandale të plastikës. E pa lëkurën time të bardhë dhe më tha: “Esselamu alejkum – Paqja qoftë mbi ju!”

Gjatë javës që isha në Kajro, e takoja këtë vogëlush çdo ditë afër hotelit ku qëndroja… Kështu që, mësova disa fjalë në arabisht, mësova “Zejek ja habibi, zejek ja xhemil? (Si je i dashuri im, si je bukurosh?”, ndërsa ai përgjigjej “Elhamdulilah – falënderimi i takon Allahut”.

Kështu pra, hyrja ime në Islam ishte përmes vogëlushit i cili më tha “Esselamu alejkum” dhe “Falënderoi Allahun”.

Në fund të javës kur u nisa në shtëpi nga Egjipti, nuk dija asgjë për Islamin.

Mora një thirrje, sepse kërkoja punë, dhe më ofruan punë që të mësoja fëmijët në shkollë sepse e kaluara ime ishte edhe si mësimdhënës.

U punësova në shkollë shtetërore, mendoj se në Amerikë dhe Kanada këto i quajnë “Shkolla publike”.

Këto ishin shkolla shumë të paedukuara, edhe fëmijët në ato shkolla ishin shumë të paedukuar, ishin shumica fëmijë arabë, kështu që shumica ishin edhe muslimanë.

Puna ime ishte që t’i mësoj fëmijët për 6 fetë më të mëdha në botë: Budizmin, Hinduizmin, Sikhizmin, Krishterimin, Judaizmin dhe Islamin.

Kisha njohuri për Krishterimin, dhe po ashtu kisha mjaft dituri edhe për Judaizmin, por për 4 të tjerat nuk dija asgjë.

Kështu që, më duhej të t’i mësoja për Islamin këta fëmijë muslimanë, kështu që më është dashur të hapi librin dhe t’u lexoja për Islam duke iu ligjëruar në këtë formë.

Sa më tepër kohë që kalonte, sa më shumë që lexoja, aq më shumë më pëlqente ajo që lexoja. Deri sa i bëra 3-4 muaj në këtë “rrugëtim” dhe u gjenda në situatë që ta përmendja emrin e të Dërguarit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, dhe lotët më shkonin deri sa iu ligjëroja nxënësve, dhe më mblidhej në fyt (nevoja për të qarë), por më duhej që këtë ta fshihja shpejt, pasi që ata ishin fëmijë problematikë dhe nuk iu bënte përshtypje një gjë e tillë.

Erdhi muaji Ramazan, erdhën dhe më thanë “Na duhet që të falemi në Ramazan, ndërsa klasa juaj është e vetmja që ka tepih”.

Rastësi, apo jo? Klasa ime është e vetmja në shkollë që ka tepih. Dhe duheshin që të merrnin abdes para namazit. Pra, më thanë “A mund ta shfrytëzojmë klasën tuaj që të falemi?”

Kështu, në këtë pjesë të rrugëtimit… erdhi Ramazani, ata faleshin… e unë qëndroja prapa tyre duke shikuar librat e mi dhe duke u përgatitur për orët e mësimit.

Mirëpo, pas disa ditësh fillova t’i shikoja se si faleshin. I shikoja dhe thosha “Tash po bëjnë këtë, tash po bëjnë kështu.”

Isha i mahnitur, prandaj hyra në internet, duke mos iu treguar, dhe mësova fjalët arabe që ata thoshin gjatë faljes. Andaj, në fund të Ramazanit kam ditur të falem, këta fëmijë më mësuan. Në fillim të Ramazanit kur më pyeten “A mund të falemi”, iu thashë “mundeni”, por po ashtu iu thashë “Për solidarizim, unë nuk jam musliman, por do të agjëroj me ju tërë Ramazanin”, kështu që, në fund të Ramazanit mësova si të falem dhe e agjërova Ramazanin, jo për kënaqësinë e Allahut, por për shkak të fëmijëve.

Muajt kalonin, dhe unë tash e dija se çfarë njerëz janë muslimanët, e dija se janë njerëz të mirë, ndihesha mirë me ta. Andaj, fillova të shkoja në Xhaminë qendrore në Londër që të mësoja më tepër për Islamin, për vete. Jo që ta predikoja, por vetëm për zemrën dhe mendjen time.

Në njërën nga fjalimet e fundit që e mbajti Jusuf Islam (Cat Stevens), këngëtari i njohur, në fund të këtij fjalimi iu afrova dhe e pyeta “Vëlla, çka ke bërë që je bërë musliman?”

I thashë:”Unë nuk dëshiroj të bëhem musliman, por nëse ndonjëherë dëshiroj që të bëhem musliman, çka duhet të bëj?”

Tha: “Para së gjithash, muslimanët besojnë në një Zot të vetëm.”

I thashë: “Gjithmonë kam besuar vetëm në një Zot.”

Më tha: “Muslimanët falen pesë herë në ditë.”

I thashë: “Di të falem, i di lutjet arabisht.”

Më shikoi çuditshëm…, pastaj, më tha: “Muslimanët agjërojnë gjatë Ramazanit.”

I thashë: “Në të vërtetë, unë kam agjëruar tërë Ramazanin.”

Më shikoi drejt në sy dhe më tha: “Vëlla, ti vetëm se je musliman, kë dëshiron ta mashtrosh?”

Me këto fjalë “Vëlla, ti vetëm se je musliman, kë dëshiron ta mashtrosh?” – ezani filloi të dëgjohej.

ALLAHU EKBER-ALLAHU ËSHTË MË I MADHI

Ishte koha e namazit të akshamit.

Të gjithë shkuan që të falen në dhomën (hapësirën) sipër, ndërsa unë qëndroja si njeri i pirë.

Më jehonte në kokë “Vëlla, ti vetëm se je mysliman, kë dëshiron ta mashtrosh?”

Jashtë dëgjohej “Allahu ekber – Allahu është më i Madhi”, kurse ne shkuam deri te dhoma ku po faleshin.

Vëllezërit faleshin poshtë, kurse motrat sipër në “ballkon”.

U ula mbrapa tyre, i mbështetur në mur, kur filloi namazi i akshamit.

Dukej sikur një numër i madh i melekëve kishte hyrë në xhami.

Ishte vërtetë një skenë shumë e bukur, kur filloi leximi i Kur’anit fillova të qaj dhe qava e qava e qava sikur një fëmijë i vogël.

E dija, në zemër, se i gjithë rrugëtimi im jetësor më kishte sjellë deri te ky moment.

Kur përfundoi namazi, shkova deri te Jusuf Islami, dhe i thashë: “Vëlla, dëshiroj të bëhem musliman, më trego çka duhet të bëj?”

Më tha, përsëriti pas meje këto fjalë: “Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Tij”(Shehadeti).

E pastaj, normalisht, të gjithë vëllezërit filluan të më uronin, ndihesha jashtëzakonisht mirë…

 

Përktheu: Arsim SYLA – Shembulli.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit