13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Ish ministri i Jashtëm i Holandës: Mos pranimi i ministrit turk i pakuptimtë

Më të lexuarat

Ish-ministri i Jashtëm i Holandës Ben Bot, në lidhje me anulimin e lejes së uljes së avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, tha se “Mos pranimi i ministrit turk, anulimi i lejes për ulje të avionit është i pakuptimtë”, raporton AA.

Ish-ministri nga Partia Kristian Demokrate, Bot në një deklaratë për një ueb faqe e kritikoi kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

“Mos pranimi i ministrit turk, anulimi i lejes për ulje të avionit është i pakuptimtë. Sipas mendimit tim, ky qëndrim ka të bëjë afërsisht me zgjedhjet. Ne kemi bërë dhe bëjmë avokim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Me këtë ndalim morëm hap të gabuar dhe në kundërshtim me këto vlera”, tha Bot.

Ai gjithashtu shprehu kritikat e tij për mundësinë e përkeqësimit të marrëdhënieve me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit