11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Ish-futbollisti i “Crvena zvezda-s” pranon Islamin

Më të lexuarat

Në manifestimin tradicional “Mbrëmje Kur’anore”, në qytetin zviceran Zofingen, ku ishin mbledhur hafizët më eminentë nga e gjithë bota, para rreth 2.000 njerëzve të mbledhur, pranoi Islamin ish-futbollisti i “Crvena Zvezda-s” (Ylli i kuq) nga Beogradi, Nenad Jevtiq, i cili e pranoi për vete edhe emrin Jusuf.

Siç shkruan “Dnevni avaz”, këtë lajm e ka bërë të ditur hafizi Emin Tucoviq nga Mostari, i cili së bashku me hafizët Harun Efendiq, Qemail Hajdareviq dhe Sabahudin Skejic e kanë përfaqësuar Bosnjën dhe Hercegovinën në këtë manifestim.

Nenadi, gjegjësisht Jusufi, tha se motivimi për kalimin e tij në Islam qëndron në atë se disa herë e ka lexuar Kur’anin i cili ishte frymëzim për të. Tha se kishte dëshirë që para një numri të madh të njerëzve ta shqiptojë shehadetin. Po ashtu, shtoi se është i lumtur që tashmë i takon fesë Islame.

Përndryshe, Jevtiq momentalisht është menaxher i futbollit, ndërsa jeton dhe punon në Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit