(Analiza më e rrezikshme realiste që parashikon skenarët më të tmerrshëm).
Nuk mund të lexohet skena aktuale iraniane e izoluar nga “kujtesa perandorake” që përpiqet të veshë petkun sektar për të shitur ndikimin e saj. Kuptimi i thellë i shndërrimeve iraniane kërkon kthimin në rrënjët e “projektit batinij” (ezoterik), i cili historikisht ka qenë si një thikë pas shpine për shoqëritë sunite—jo thjesht si një mosmarrëveshje doktrinore apo ligjore, por si një konflikt ekzistencial që synon minimin e shtetit qendror nga brenda.
Trashëgimia historike e projektit ezoterik
Shtrirja e milicive të lidhura me Teheranin nuk është diçka e re, por një zgjatim i logjikës së “shtetit batinij”, i mishëruar historikisht në shtetin Ubejdij në Lindje (i cili mbolli përçarjen dhe u përpoq të shpërbënte bërthamën sunite përmes ideve ekstremiste dhe vrasjeve politike) dhe shtetit Fatimid në Magreb dhe Egjipt. Ky i fundit u ngrit mbi rrënojat e shoqërive të qëndrueshme sunite, duke përdorur parullat e “Ehli Bejtit” (familjes së Profetit) si mbulesë për një projekt politik asgjësues që synonte ndryshimin e identitetit të rajonit.
Kjo trashëgimi ka një karakteristikë strukturore: drejtimin e armëve drejt brendësisë islame. Historia nuk njeh beteja vendimtare të Iranit shiit kundër armiqve të jashtëm; pjesa dërrmuese e përpjekjeve të tyre ushtarake u përqendrua në luftën kundër Kalifatit Abasid, Osmanëve apo shteteve të pavarura sunite, duke u bërë historikisht një “vrimë” nga ku depërtonin armiqtë e huaj.
Shteti pers: Nga Kiri te Homeini
Shteti iranian, ndonëse ka ndryshuar emrat dhe sistemet, mbart në strukturën e tij trashëgiminë e Perandorisë Perse. Që nga koha e Kirit të Madh (shekulli VI p.e.s.), u vendos një model aleance pragmatike me hebrenjtë, duke i liruar nga robëria babilonase. Kjo i dha Kirit një vend pozitiv në kujtesën çifute. Ky bashkëjetesë historike nuk ishte rastësi, por një strategji kombëtare që shmangte përplasjen me fuqitë perëndimore apo çifute, për t’u përqendruar te dominimi rajonal.
Edhe në fillim të shekullit XX, pavarësisht marrëdhënieve të Shahut Reza Pahlavi me Gjermaninë, nuk u regjistrua asnjë politikë asgjësimi ndaj hebrenjve iranianë. Por kthesa ndodhi në vitin 1979. Irani kaloi nga një shtet kombëtar aleat i Perëndimit, në një republikë ideologjike me projekt transkufitar. Teoria e “Vilajeti Fakih” (Mishërimi i Juristit) e Homeinit e zhvendosi mendimin shiit nga pritja pasive e Mehdiut, në marrjen e drejtpërdrejtë të pushtetit. Ky “revolucion” shërbeu si një mjet për të frenuar rrymat sunite që kërkonin një projekt civilizues në rajon.
Rrjedhimisht, marrëdhënia e Iranit me Izraelin dhe Perëndimin vazhdoi si një marrëdhënie strategjike e fshehtë për të krijuar “Hënën Shiite” që do të gllabëronte kryeqytetet arabe (Bagdadin, Damaskun, Bejrutin dhe Sanën). Parullat “Vdekje Amerikës dhe Izraelit” shërbyen si mashtrim strategjik për të joshur rininë islame sunite drejt shiizmit politik.
Iraku dhe Afganistani: Pikat e kthesës
Pas vitit 2003, rënia e Sadam Huseinit nga koalicioni i udhëhequr prej SHBA-së ishte një dhuratë e artë për Iranin. Ekzekutimi i Sadamit në agimin e Kurban Bajramit nga duart e milicive besnike të Teheranit nuk ishte thjesht një procedurë gjyqësore, por një shpallje simbolike e fillimit të epokës iraniane në Irak, me pëlqimin e heshtur të fuqive ndërkombëtare për të shkatërruar “Portën Lindore” të botës sunite.
Edhe në Afganistan, pati një ndërthurje interesash mes Teheranit dhe Uashingtonit kundër Talibanëve sunitë në vitin 2001.
Strategjia “Provokim pa Vendim” dhe Lufta e Pistë
Gabon kush mendon se fuqitë e mëdha apo mendja sioniste lëvizin me rrëmujë. Ne jemi përpara një “inxhinierie të organizuar shkatërrimi”. Qëllimi nuk është fitorja e shpejtë, por “shterimi sistematik” i të gjitha forcave të rajonit. Është një lojë e “ndarjes së rrënojave”, ku parullat e rezistencës përdoren si mbulesë për shkatërrimin e infrastrukturës së rajonit, për të përgatitur terrenin për projekte të reja gjeopolitike.
Konkluzioni tronditës
Konflikti mund të mos jetë gjë tjetër veçse një “teatër i madh përgjakshëm” i drejtuar nga “ishuj të sigurtë”, ndërsa makineritë e shkatërrimit e kthejnë tokën në hi. Qëllimi përfundimtar është goditja e pasardhësve të Ismaelit (a.s.) dhe shkulja e rrënjëve të rrymës gjithëpërfshirëse sunite, për t’i hapur rrugë një “Rendi të Ri Botëror”.
Mesazh për rininë:
Nëse nuk angazhoheni tani në ndërtimin e një “projekti gjithëpërfshirës sunit” që përballet me mendimin ezoterik dhe atë sionist përmes fakteve të Shpalljes dhe logjikës së arsyes, do të mbeteni thjesht viktima në teatrin e të tjerëve.
Zgjedhja e strucit apo përballja?
E nesërmja është afër. Kush pret deklaratat e Netanyahut për të besuar të vërtetën, është si ai që pret të mbytet nga uji për t’u bindur se po përmbytet. Ushqe vetëdijen tënde, ndërto kështjellat e tua dhe mos u bëj si struci që fsheh kokën ndërsa trupi i mbetet zbuluar.
Qetësohu, sepse universi është në dorën e Allahut të Fuqishëm, dhe beteja e ardhshme është “ndarja” e të zgjuarve nga të pakujdesshmit.
Çështjet e Allahut në krijimin e Tij janë të larta. dr. Hasen Abbas
