21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ipezhkvia i del në mbrojtje priftit për fotografitë me nxënëse

Më të lexuarat

Ipeshkvia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar pas publikimit të lajmit dhe fotove të drejtorit të shkollës, Don Bosko, Don Izidor Llukiq.

Sipas Ipeshkvisë së Kosovës, lajmi ka ngjyrime tendencioze dhe qëllime të kamufluara.

“Nuk besojmë se do të kenë ndodhur gjëra të palejueshme në Shkollën Don Bosco, dhe besojmë në deklaratën për media që ka lëshuar Shkolla Don Bosco. Megjithatë, ipeshkvi do të interesohet për të zbardhur rastin edhe në detaje, duke ftuar edhe organet kompetente, që të arrihet deri te e vërteta”, thuhet në komunikatën e tyre.

Komunikata e plotë:

Shkrimi i publikuar pa mëdyshje, ka ngjyrime tendencioze, si në metodologji ashtu edhe në përmbajtje.  Është një mënyrë dashakeqe për të arrirë qëllime të kamufluara.

Shkolla e Don Bosco-s është një ndër shkollat më të mira në Kosovë, me reputacion dhe edukim shembullor.  Që nga fillimi i punës së saj, jo që nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga Familjet e nxënësve, por përkundrazi, kemi pranuar vlerësime të larta për të gjithë stafin drejtues të saj. Misioni i Don Boscos në edukimin dhe formimin e të rinjve është një dhuratë për Kishën dhe Shoqërinë tonë në Kosovë.

Shprehim keqardhje për shkrime të këtilla që ndjellim dyshime dhe krijojnë huti te qytetarët tanë. Nuk besojmë se do të kenë ndodhur gjëra të palejueshme në Shkollën Don Bosco, dhe besojmë në deklaratën për media që ka lëshuar Shkolla Don Bosco. Megjithatë, ipeshkvi do të interesohet për të zbardhur rastin edhe në detaje, duke ftuar edhe organet kompetente, që të arrihet deri te e vërteta.

Don Fatmir Koliqi, Zëdhënës i Ipeshkvisë së Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit