12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Injorimi i fesë krijon zili dhe urrejtje mes njerëzve

Më të lexuarat

Allahu i Plotfuqishëm ka shpallur në Kuran:

“Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kiametit. Se, Allahu, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar.” (el-Maide, 14)

Ky ajet i mrekullueshëm zbulon një nga shkaqet kryesore të përhapjes së zilisë, ligësisë dhe urrejtjes në mes të njerëzve, që është neglizhimi i Shpalljes së Allahut, neglizhimi i fesë dhe moszbatimi i urdhrave dhe udhëzimeve të Allahut. Sa herë që një popull e injoron fenë e shpallur nga Allahu, fara e zilisë dhe urrejtjes mbinë në zemrat e tyre.

Ka thënë imam Jahja bin Muadh: “Urtësia nuk jeton në zemrën e cila ka këto tri veti: (1) ka brengën për nafakën, (2) zilinë dhe (3) dëshirën për pozitë dhe ndikim.”

Njeriu më i përparuar është ai që më së paku flet për njerëzit tjerë, njeriu me shpirt më të pastër është ai që ka mendimin më të bukur për njerëzit tjerë, kurse njeriu më i mirë është ai që u ndihmon njerëzve tjerë.

Ka thënë Ebu Sulejman ed-Darani: “Kjo botë (dynjaja) është perde e jobesimtarëve nga Allahu, ndërsa për të dashurit (evliatë) e Allahut është mjet që i çon tek Allahu.”

Kur i frikësohemi ndonjë njeriu, ikim prej tij, ndërsa kur i frikësohemi Allahut dhe dënimit të Tij, ikim tek Allahu dhe kërkojmë strehim tek Ai. Kur kemi nevojë që të kërkojmë diçka prej njerëzve, kryesisht këtë e bëjmë me kokë ulur poshtë, ndërsa kur kërkojmë nga Allahu, e ngremë kokën lart, përkatësisht e ngremë shikimin kah qielli.

Ka thënë Ibnul-Kajjim el-Xhevzij: “Mos e prish gëzimin tënd me brengë, mos e prish mendjen tënde me pesimizëm, mos e prish suksesin tënd me mashtrim, dhe mos e prish të sotmen tënde duke menduar për të djeshmen.”

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit