Izraeli, kthim në dënimin me vdekje për ata që duan të mbrojnë jetën, pronën dhe atdheun prej mizorisë së tyre tyre
Izraeli, një shtet tipik terrorist, po kërkon të kthejë dënimin me vdekje për ata që e luftojnë atë dhe terrorin e tij, të cilët spekkullativisht i quan terroristë, edhe pse janë në të drejtën e tyre të mbrojnë jetën, pronën, atdheun e tyre.
Kështu, Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Knesset-it votoi të hënën në favor të projektligjit që do të rivendoste dënimin me vdekje për autorët e sulmeve “terroriste”, një propozim i mbështetur nga ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir.
Në mënyrë specifike, Komisioni miratoi ndryshimin në kodin penal, dhe propozimi tani do të paraqitet në seancën plenare të parlamentit, ku duhet të votohet tre herë në mënyrë që të bëhet ligj shtetëror.
Sipas ndërmjetësit izraelit për pengjet, Gal Hirsch, edhe kryeministri Benjamin Netanyahu mbështet iniciativën.
Në një memorandum që shpjegon vendimin e Komisionit, thuhet se “qëllimi i tij është të çrrënjosë terrorizmin në rrënjë dhe të krijojë një pengesë të fortë”. Teksti specifikon se “një terrorist i shpallur fajtor për vrasje të motivuar nga racizmi ose urrejtja do të dënohet me vdekje detyrimisht”, duke shtuar se ky dënim është “jo opsional”.
Projektligji u paraqit nga një anëtar i partisë së Ben Gvir, Otzma Yehudit.
Ministri ka kërcënuar të ndalojë votimin për propozimet e koalicionit qeveritar nëse projektligji nuk paraqitet për votim në parlament deri më 9 nëntor. “Çdo terrorist që po përgatitet të kryejë vrasje duhet ta dijë se dënimi do të jetë një: dënimi me vdekje”, tha ai në një deklaratë sot.
Të premten, Gvir kishte bërë thirrje për rivendosjen e dënimit me vdekje, me një video që tregonte veten duke qëndruar para të burgosurve palestinezë, të shtrirë me fytyrën poshtë, me duart e lidhura pas shpine. /tesheshi.com/
