15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Indonezi, rritet në 1.203 numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami

Më të lexuarat

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 7,7 ballësh dhe cunamit pasues në Ishullin Sulawesi të Indonezisë është rritur në 1.203

 

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 7,7 ballësh dhe cunamit pasues në Ishullin Sulawesi të Indonezisë është rritur në 1.203, treguan të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Katastrofave të Indonezisë (BNPB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se qeveria ka paralajmëruar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ushqimeve që popullata e rajonit mund t’i marrë nga dyqanet.

Nga ana tjetër, gazeta “The Jakarta Post” citoi zëdhënësin e BNPB-së, Sutopo Purëo Nugroho, të ketë thënë në një deklaratë për mediat në Xhakartë se administrata e Sulawesi-t Qendror ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga data 28 shtator deri më 11 tetor.

Vlerësimet e para flasin se nga tërmeti janë prekur në forma të ndryshme 2,4 milionë njerëz, ndërkohë që efektet e tërmetit dhe cunamit janë ndier në 13 vendbanime në Dongala dhe tetë vendbanime në Palu.

Nuk dihet fati i pesë të huajve pas tërmetit

Ndërkohë, nuk dihet fati i pesë nga 71 turistët e huaj të cilët ndodheshin në ishullin indonezian Sulawesi.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofa (BNPB),  Sutopo Purwo Nugroho, tha se aktualisht po kërkojnë pesë të huaj të cilët gjatë tërmetit rastisën në qytetin Palu.

Nugroho tha se me gjasë një turist jugkorean ka mbetur nën gërmadhat e hotelit Roa Roa, ndërkohë që mbetet i panjohur fati i një turisti nga Malajzia dhe tre francezëve.

Pjesa më e madhe e turistëve të cilët rastisën në Palu ishin shtetas të Tajlandës dhe Kinës, për të cilët Nugroho tha se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në vend të sigurt.

Siç bëhet e ditur, aktualisht po bëhet evakuimi i të huajve të mbijetuar. Të huajt që ndodhen në zonën e prekur do të transferohen në Xhakartë dhe në zonat e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit