“Imami i shqiptarisë” – Mutacioni më i ri i postmodernitetit shqiptar – Nga Justinian Topulli

Më të lexuarat

“Feja e shqiptarëve është shqiptaria”, një shprehje kjo e nxjerrë vazhdimisht jashtë kontekstit historik dhe botëkuptimor mbi fetë, tashmë paska edhe imamin e vetëshpallur të shqiptarisë, me qendër në Shkup!

Edhe ‘imam’ edhe ‘i fesë së shqiptarisë’, sikur nuk shkon që të bësh bashkë mes një termi fetar islam në arabisht për prijësin fetar, dhe një feje të stisur me bazë nacionaliste!

Që njerëz si puna e këtij ‘imami’ ka kohë që broçkullisin, dhe marrin famë, falë edhe mediave sociale online, kjo është tashmë diçka e zakonshme, por që pjesë e këtij ‘përroi psikik’ që rrjedh kuturu si vetë arsyeja e tij e paarsyeshme, të prek edhe politikanë të lartë që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e shqiptarëve në RMV, kjo është një zhvillim i ri në hapësirën shqiptare.

Megjithatë nuk është ndonjë habi, kur sheh se sivëllai i tij i vetëdeklaruar ironikisht si ‘lider mysliman’, në Tiranë ka zbuluar së fundi se kush na qenka profeti i shqiptarëve!

Postmoderniteti shqiptar është vërtetë i çuditshëm, ku sinkretizmi fetar e politik po prodhon mutacione nga më të skajshmet! Nuk e di nëse dikush sot do të marrë mundimin t’i konservojë kujtimin e këtyre specieve të rralla, të vetmet të llojit të tyre, për t’i ruajtur në muzeun e kohës, teksa do të shuhen ashtu siç lindën?

 

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit