9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ia qëllon Nexhi: Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!

Më të lexuarat

Një postim i Nexhmedin Spahiut që mban datën e 11 marsit të këtij viti në të cilin Nexhi, sic e njohim në opinion, ka paralajmëruar se Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shentjë të Ramazanit, përcjellë Botapress.
Ky postim i publicistit e profesorit Nexhmedin Spahiut sa ka marrë pëlqime aq edhe komente nga më të ndryshmet. Madje sic shkruan sot Nexhi në një postim të tij, atëbotë “…Berat Buzhala e të gjitha portalet që talleshin me parashikimin tim ..” e që tash sipas Spahiut duhet të kërkojnë falje publike e jo përmes telefonit.
Prandaj sot më 9 maj, kur lajmet nga QKUK vijnë shumë të mira dhe kur rastet e infektimit kanë rëndë ndjeshëm madje me vetëm 1 të infektua në ditë, Nexhemdin Spahiu ka bërë këtë postim:
Shikoni postimin tim ditën kur u shfaq rasti i parë me virusin Korona në Kosovë. Po ua rikujtoj se Dita e parë e Ramazanit ka qenë njëkohësisht dita e parë në Kosovë kur numri i të shëruarve ka qenë më i madh se i të infektuarve dhe kjo ka vazhduar në të gjitha ditët vijuese. Po u përkujtoj se të gjitha zbulimet shkencore lidhur me Covid-19 ndodhën gjatë këtij muajit Ramazan (përfshi vaksinën në Oxford, në Turqi etj, dhe zbulimet tjera anë e kënd botës). Tani Berat Buzhala e të gjitha portalet që talleshin me parashikimin tim duhet të kërkojnë falje publike e jo të më shqetësojnë me kërkim falje në telefon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit