22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

I riu djeg 67-vjeçarin, i kishte ofenduar të fejuarën

Më të lexuarat

Policia e Rietit në Itali ka vënë në pranga një djalë të ri 26-vjeçar pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe vrasje.

I riu, sipas asaj që shkruan TgCom, ka shkuar në ndërtesën ku jetonte një 67-vjeçar i cili mendohet se kishte ofenduar të fejuarën e të riut.

Për shkak të fjalëve ofenduese, i riu me precedentë të mëparshëm i ka vënë flakën pallatit ku jetonte 67-vjeçari Enrico Andrea Piva.

Menjëherë më pas ai ka tentuar të largohet bashkë me 4 miq të tij me të cilët ndodhej aty pranë, por është arrestuar nga policia.

Ndërkohë që i moshuari ka tentuar të largohet nga pallati duke zbritur nga shkallët, por ka mbetur i intoksikuar nga tymi dhe ka humbur dhe jetën.

Pak më vonë flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit