17.8 C
Pristina
Saturday, September 18, 2021

I nxjerrin zorrët të burgosurit dhe ia hanë

Më të lexuarat

Dy të burgosur që i nxjerrin zorrët një të burgosuri tjetër në burgun Frankland Durham janë dënuar përsëri.

Mitchell Harrison, 23, fillimisht nga Wolverhampton, vuajti një afat dënimi për përdhunim të fëmijëve në Cumbria para se ai të vritej në tetor.

Michael Parr, 32, dhe Nathan Mann, 23, kanë qënë autorët e krimit, të cilët i prenë qafën me një bisturi të bërë në kushte e burgut dhe një brisk rroje.

Gjykata në Newcastle ka dëgjuar se ata i prenë stomakun e viktimës të vdekur dhe hëngrën mëlçinë e tij.

Parr, njëri prej autorëve kishte pranuar më parë fajin për vrasjen dhe duhet të shërbejë për një afat minimal prej 32 vjetësh. Ai tashmë kishte vuajtur dënimin për tentim vrasje të një pacienti në spital.
Mann u deklarua fajtor për vrasje për shkak të përgjegjësisë të zvogëluar dhe u dënua me një afat minimal prej 16 vjet rresht.

Harrison u burgos në janar 2010, pasi ai pranoi se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare në Kendal, të Cumbria.

Ai u vra në qelinë e tij, një burg i cili strehon të burgosur të rrezikshëm, në Mbretërinë e Bashkuar./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit