14.4 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

I kam premtuar Allahut për emër të fëmijës…

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum, të nderuar! Jam në martesë që 14 vite dhe nuk kemi pasur fatin të bëhemi prindër. Mirëpo, gjatë këtyre viteve, kur jam lutur i kam premtuar Allahut se nëse më Ai më dhuron një djalë, do ta emërtoj Muhamed si respekt ndaj të Dërguarit alejhis-selam. E tash, në këtë Ramazan, në natën e Kadrit, morrëm lajmin që gruaja është shtatëzënë. E si kam dëgjuar, në të tilla raste, fëmija duhet të emërtohet me emra si Kadir, Kadri, ose të këtij lloji. Tani jam në dyshim: cili emër është më hajr t’i vendoset. Pres këshilla nga ju. Allahu ju shpërbleftë!

***

Përgjigja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Premtimi që i ke dhënë Allahut nuk bën të prishet, përveç nëse ke bërë një premtim që bie në kundërshtim me urdhrat e Zotit, pra që është haram. Ndërsa premtimi yt për t’i vënë emrin foshnjës Muhamed është një premtim i bukur dhe pa asnjë të keqe në të. Kësisoj, e ke obligim ta çosh në vend premtimin.

Kurse sa i përket emërtimit sipas natës së Kadrit, kjo nuk ka bazë në fe. Madje, është një shpikje (bidat) që as nuk ka urdhëruar për të Allahu i Gjithëdijshëm, e as Profeti i tij i ndershëm ﷺ, rrjedhimisht, as ka preferuar kush prej dijetarëve të mirëfilltë që të veprohet një gjë e tillë. E, shtoja kësaj edhe faktin se ju vetëm paskëshit pranuar lajmin se jeni shtatzënë në natën e Kadrit, e kjo nuk do të thotë që keni mbetur shtatzënë po në këtë natë. E as nuk e keni lindur foshnjën në këtë natë.

Po ashtu, ka mendime se nata e Kadrit lëviz, dhe jo gjithmonë ndodhet në natën e njëzeteshtatë. Sidoqoftë, një veprim i tillë nuk ka bazë në fenë Islame.

Kështu që, për hair i qoftë emri Muhamed, në dashtë Allahu, dhe jeni falënderues ndaj Allahut për këtë dhunti pas një kohe kaq të gjatë pritjeje. Elhamdulilah!

Allahu e di më së miri!

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Përgatiti: Hekuran Helshani

Përgjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit