9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Hyseni: Kurti u përpoq ta minojë dialogun deri në ndërprerje të plotë

Më të lexuarat

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për sjelljet e tij në takimin e së martës në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Hyseni thotë se Albin Kurti me sjelljen e tij arrogante dhe pa sens diplomatik, u përpoq të minojë dialogun deri në ndërprerje të plotë dhe kështu, sipas tij, shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.

“Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësinë e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë”, ka shkruar Hyseni në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.

Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!

Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urgjent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë.

Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!

Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.
Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!”, ka shkruar Hyseni./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit