16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Takimi i thirrur nga kryetari i ri i KQZ-së, opozita tregon arsyet pse nuk mori pjesë

Më të lexuarat

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka ftuar sot në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ. Në takimin e thirrur nga Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lista Serbe, ndërsa anëtarët e partive opozitare si PDK, LDK dhe AAK nuk kanë qenë të pranishëm në këtë takim. 

Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për Telegrafin tha se e kanë bojkotuar këtë takim të ftuar nga Radoniqi.null

Elshani theksoi se presidentja e Kosovës, pa fakte si dhe e ndikuar politikisht nga një parti politike, mori vendim për shkarkim të kryetares së KQZ-së dhe emërimin e ushtruesit të ri të detyrës.

Ai fton që politika dhe agjendat politike të LVV-së të mbajnë larg duart nga pavarësia institucionale që i takon KQZ-së.

“Presidentja e Kosovës, pa fakte dhe ndikuar politikisht nga një parti politike, mori vendim për shkarkim të kryetares së KQZ-së dhe emërimin e ushtruesit të ri të detyrës. Me këtë vendim, është rrezikuar edhe procesi i zgjedhjeve lokale të këtij viti. Andaj, ftoj që politika dhe agjendat politike të LVV-së të mbajnë larg duart nga pavarësia institucionale që i takon KQZ-së”, ka thënë ai.

Elshani po ashtu u shpreh se përmes këtij bojkoti kërkojnë që sa më parë të funksionalizohet në plotni KQZ-ja, të emërohen edhe dy anëtarët e munguar në KQZ, që janë një nga PDK-ja dhe një nga Vakat.

“Pa emërimin e këtyre dy anëtarëve rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale”, tha ndër të tjera Elshani.

Ndërsa, Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një përgjigje për Telegrafin tha se nuk ka marrë pjesë në këtë takim joformal pasi njoftimin e ka pranuar me vonesë.

“Nuk kam marrë pjesë në këtë takim joformal për shkak se njoftimin e kam pranuar me vonesë”, tha Dushi.

Ndërsa, Ibrahim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha për Telegrafin se nuk ka marrë pjesë në këtë takim, pasi sot është dita e Çlirimit të Deçanit, i cili për momentin gjendet në këtë komunë.

“Sot është dita e çlirimit në Komunën e Deçanit dhe jemi në këtë aktivitet. Kjo ka qenë arsyeja e mospjesëmarrjes në këtë takim”, tha Selmanaj.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga udhëheqja e KQZ-së. Në vend të saj, Osmani ka emëruar Kreshnik Radoniqin si kryesues të ri të KQZ-së. /Telegrafi/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit