8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Humbin jetën gjashtë persona dhe 800 tjerë lëndohen nga dy tërmetet e tjera që goditën mbrëmë Turqinë

Më të lexuarat

Në provincën Hatay të Turqisë mbrëmë është dridhur sërish toka – përkatësisht bëhet fjalë për dy tërmete tjera.

Njëri kishte fuqi shkatërruese prej 6.4 magnitudë, kurse tjetri 5.8, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona, transmeton Telegrafi.

Tre persona humbën jetën në momentin kur tentuan të dalin nga ndërtesa e dëmtuar katërkatëshe, e ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë kufomat e tyre nën rrënoja.

Nga këto tërmete janë lënduar 800 ku 18 prej tyre janë me lëndime më të rëndë. Tërmetet janë ndjerë në 10 provinca që ishin goditur shumë më rëndë dy javë më parë, kurse videot amatore shfaqin qytetarët e kapluar nga paniku duke ikur.

Sipas dëshmitarëve okularë, në atë provincë janë shkatërruar disa ndërtesa të larta e dridhjet janë ndjerë në Siri, Egjipt, Irak, Palestinë e Jordani.

Jugu i Turqisë prej më shumë se dyjavësh nuk po gjen qetësi nga tërmetet që vazhdimisht po e godasin, duke ua vështirësuar punën ekipeve të shpëtimit.

Madje nga tërmetet në Turqi, kanë humbur jetën mbi 41 mijë persona dhe mbi një milion janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit