13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Hoxhaj takon ambasadoren e Izraelit, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fischer Kamm, të cilës i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e saj, derisa i ka ofruar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim bilateral.

Në takim, Hoxhaj dhe ambasadorja izraelite kanë shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet aktuale politike në nivel global si dhe refleksionet për zhvillimet në rajon.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga MPJ, bëhet e ditur se ata dy gjithashtu kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkërendimin e aktiviteteve nga fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekomomik, që do të mund të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka theksuar se është e rëndësisë së veçantë për Kosovën intensifikimi i shkëmbimeve jo vetëm në vetëm e sferën e bashkëpunimit ekonomik me Izraelin por edhe në atë kulturor dhe shkencor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit