17.6 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

“Hoxha” ngacmonte seksualisht femrat, reagon KMSH: Këta persona nuk kanë lidhje me fenë

Më të lexuarat

Një ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi skandalin me një person i ashtuquajtur hoxhë, Fatmir Lloçi, i cili me pretekstin e shërimit, ngacmonte seksualisht gratë dhe vajzat që shkonin në banesën e tij, duke i prekur në vende intime. Sot, Komisariati i Policisë numër 2 ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj Lloçit me akuzën e ngacmimit seksual si dhe ka kërkuar nga televizioni Klan që të vendosë në dispozicion të gjitha pamjet filmike dhe personat e përfshirë në këtë aferë seksuale. Kjo për të ndihmuar hetimin.

Gjithashtu ka reaguar edhe përfaqësuesi i KMSH Ylli Gura, që tha se këta persona nuk kanë asnjë lloj lidhje me fenë. Ai theksoi se “hoxha” është një hajdut i pafytyrë që nuk e lidh asnjë lloj gjëje me fenë myslimane. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të të tillë personave. “Hoxha” Fatmir Lloçi, duke përdorur pretekstin se shëronte me magji, ngacmonte seksualisht femrat. Tashmë ai do të përgjigjet penalisht për ngacmim seksual në lidhje me atë që bënte.

(Shekulli)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit