Forcat izraelite kanë konfirmuar kapjen e një rakete të hedhur nga rebelët Houthi në Jemen. Sirena alarmi janë dëgjuar në disa zona të Izraelit, veçanërisht në pjesën qendrore ku ndodhet Tel Avivi.
Pak javë më parë, një raketë goditi jashtë aeroportit Ben Gurion, duke shkaktuar ndërprerje totale të trafikut ajror dhe anulimin e fluturimeve nga dhe për në Izrael.
Që nga shkelja e armëpushimit në mars, Houthit kanë lëshuar të paktën 34 raketa drejt hapësirës ajrore izraelite, disa prej të cilave janë interceptuar edhe jashtë territorit.
Forcat izraelite paralajmërojnë se do të reagojnë në mënyrë më të fuqishme ndaj këtyre sulmeve. Megjithatë, rebelët Houthi vazhdojnë sulmet dhe kërcënojnë se do të vazhdojnë t’i hedhin raketat për sa të zgjasë lufta në Gaza. /mesazhi
