16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Holandë, vendosen kryqe në vendin ku planifikohej të ndërtohej xhamia

Më të lexuarat

Në qytetin Enschede të Holandës pjesëtarët e lëvizjes anti-islamiste dhe anti-emigrante PEGIDA kanë vendosur 23 kryqa në vendin ku planifikohej të ndërtohej një xhami.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale të një grupi, anëtar i PEGIDA-s, shihet se duke vendosur 23 kryqa në një hapësirë ku planifikohej ndërtimi i xhamisë, asaj hapësire i është dhënë pamja e një varreze.

Mbi këto kryqe janë shënuar emrat e atyre që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Londër, Barcelonë, Paris dhe Bruksel.

“Islami nënkupton urrejtjen dhe terrorizmin. Për këtë arsye sot në qytetin Enschede, në tokën ku do të ndërtohej shtëpia e urrejtjes, ne e realizuam një akt. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta penguar këtë”, thuhet në publikimin e bërë nga PEGIDA, shkruan AA.

Anëtarët e PEGIDA-s katër muaj më parë në të njëjtën hapësirë kanë hapur një tendë e cila përfaqësonte kishën ndërsa një simbol kryqi nga druri të vendosur përpara tendës e kishin lyer me gjak derri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit