11 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Hebrej të rinj pështyjnë, shajnë edhe godasin priftin katolik në Jerusalem

Më të lexuarat

Hebrej të rinj pështyjnë, shajnë edhe godasin priftin katolik në Jerusalem

Dy hebrej ultraortodoks pështynin, shanin edhe ofendonin një prift katolik afër Derës së Sionit në qytetin e vjetër të Jerusalemit të shtunën në mbrëmje.

Incidenti ndodhi kur Natalie Amiri, korespodente e tv rrjetit gjerman ARD ishte duke bërë intervistë me atin Nikodamusa Schnabela.

Shumica e rastit është regjistruar, kurse Amiri këtë video e ka postuar në instagramin e vet ku ka 114.000 ndjekës.

Aty ka përshkruar se çka ka ndodhur kur dy djem të rinj u kanë dalë në rrugë ku ecnin ata. Pohon se njëri prej tyre u afrua edhe e pshtyu Schnabela-n.

Ajo pjesë nuk shifet në video, mirëpo qartë dëgjohet zëri i pshtyrjes, shkruan CNN.

Gazetarja dhe prifti vazhduan shetitjen e tyre në qytetin e vjetër, mirëpo përsëri të njejtët të rinj u afruan deri sa ata ecnin në lagjen armene. Iu afruan Schnabel-it, përsëri e pshtynën dhe e ofenduan verbalisht, kurse njëri prej tyre e goditi me këmbë, siç shifet edhe në video regjistrim.

Sulmuesit në burg shtëpiak

Videoja e dytë e cila u regjistrua pas incidenti të parë, tregon si prifti Schnabela mundohet të fotografon fytyrën e të riut për tia treguar policisë. “Nuk ke të drejtë të më prekësh edhe të më pështysh. Policia çdo herë pyet. Më duhet fotoja e fytyrës tënde”. I thot njërit prej tyre.

Njëri prej tyre i afrohet prifti Schnabela duke e sharë. Në atë moment ndërhyn një njeri më i moshuar dhe në gjuhën hebreje insiston që sulmuesi të largohet, por ky i përgjigjet që të ruhet ai.

“Vëlla, Këtë ia kam bërë priftit sepse është i krishterë, unë kështu ua bëj atyre”. Flet i riu para tjerëve që e shohin incidentin nga afër.

Pastaj ngjitet në skenë një izraelit i armatosur i cili dhunshëm i largon këta të rinj nga Schnabel-i, deri sa njëri prej tyre bërtetë duke thënë “fu*k Jesus”, në anglisht.

Më vonë këta të rinj i ka kapur policia dhe janë në paraburg shtëpiak derisa të zbardhet krejt incidenti.

Nuk është incidenti i pari i kësaj natyre

“Mbrëmë policia pranoi lajmërimin për disa të rinjë që kanë kaluar te Dera e Sionit në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Këta dy persona verbalisht kanë ofenduar dhe kanë pështyrë një njeri religjioz i cili aty ka kaluar para se të kenë ikur me nguti nga vendngjarja”, qëndron në raportin policor.

Të dyshuarit, ku njëri prej tyre është vetëm 17 vjeç, janë marrë në pyetje, siç lajmëron policia, dhe se të dyve u është caktuar paraburgim shtëpiak.

Krishterët në Qytetin e Vjetër rregullisht janë cak i pështymjes dhe maltretimit verbal nga hebrejët ortodoks.

Në tetor janë prangosur pesë persona të akuzuar për pështyrje ndaj personave apo kishave.

Ministri izraelit për punë të jashtme Israel Katz ka dënuar “aktin” në një shkrim të tij në platformën X.

Marrë nga Index.hr

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit