10.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Hariri pranon ftesën e presidentit francez Macron

Më të lexuarat

PARIS (AA) – Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka pranuar ftesën e presidentit të Francës Emmanuel Macron për një vizitë në Paris, njoftoi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian të enjten nga Rijadi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron të mërkurën e kishte ftuar Haririn dhe familjen e tij për të ardhur në Francë për një “vizitë” pasi presidenti libanez Michel Aoun tha se Hariri po mbahet kundër vullnetit të tij në kryeqytetin saudit, Rijad.

“Ai do të vijë në Francë dhe Princi saudit i Kurorës Mohammad Bin Salman është njoftuar”, u tha Le Drian gazetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit