11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Haradinaj: Ligji për Liritë Fetare kusht për anëtarësim në UNESCO, deputetët ta votojnë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paraqitur para deputetëve projektligjin për Liritë Fetare.
Ai ka thënë se ky projektligj rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare.

Haradinaj ka thënë se ky ligj është i bazuar në konventën ndërkombëtare. Haradinaj duke ua kujtuar deputetëve se miratimi i këtij ligji është njëri nga kushtet për anëtarësim në UNESCO u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë.

Me këtë projektligj Kosova do ti ketë gjatë bashkësi fetare: BIK, Kisha Serbe, Katolike, Besimi Hebre, Kisha Protestante dhe Ungjillore dhe po ashtu është shtuar edhe Bashkësia e tarikateve të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit