8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Hamasi me drejtues të ri politik: Ismail Hanije zë vendin e Halid Meshalit

Më të lexuarat

Vetëm pak ditë pasi lëvizja palestineze Hamas bëri të njohur dokumentin e ri politik ku pranohej krijimi i një shteti palestinez në kufijtë e 1967-s, ka ardhur dhe ndryshim në kreun politik të saj.

Ismail Hanije do të zërë vendin e Halid Meshalit, që i ka plotësuar dy mandatet në postin e kreut të byrosë politike të Hamasit. Ndryshim vjen pikërisht për shkak të rregullores së brendshme të Hamasit, që e kufizon udhëheqjen e byrosë, e jo për ndonjë arsye tjetër.

Halid Meshali, drejtuesi gjer tani i krahut politik të Hamasit, e ka pohuar lënien e postit të mbajtur në dhjetë vitet e shkuara.

I sapozgjedhur drejtues i byrosë politike do të vazhdojë të qëndrojë në Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera, ndryshe pararendësit, që jeton në mërgim, në Doha të Katarit.

Ismail Hanije ka qenë kryeministër i Gazës mes viteve 2007-2014, enklavës palestineze të qeverisur nga Hamasi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit