9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Halil Kastrati bashkë me yllin e La Ligas i dhurojnë një shtëpi familjes nga Podujeva

Më të lexuarat

Halil Kastrati ka vazhduar traditën e ditës së premte duke shpërndarë shtëpia për njerëzit në nevojë.

Gjatë ditës së sotme, Halil Kastrati ishte në qytetin e Podujevës. Bashkë me të ishte edhe futbollisti i njohur që luan në La Liga, Enis Bardhi.

Sot një shtëpi iu dhurua familjes Hasani. Pjesë e kësaj familje janë Shahe Hasani me dy fëmijët e saj dhe vjehrrën e saj. Emocionet e familjarëve ishin prekëse.

Kryefamiljari i kësaj familje Xhemajl Hasani, kishte ndërruar jetë vitin e kaluar, duke mos arritur ta shijoj shtëpinë e re.

Mërgimtarët nga qytetari Graz i Austrisë, kishin arritur të grumbullonin 18.000 euro për të ndërtuar shtëpinë e familjes Hasani.

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/387957435295629/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit