Hakerët bënë publike të dhënat personale të Michelle Obama dhe të figurave të tjera të famshme amerikane

0
52

Shërbimi sekret i SHBA-ve u bashkua me hetimin e rrethanave të vjedhjes së numrave të kartave të kreditit, sigurimit social dhe numrave të telefonit të një sërë figurash të famshme amerikane, duke përfshirë këtu edhe Zonjën e Parë (ang. First Lady) të SHBA-së, Michelle Obama.

Hakerët postuan informacionin personal dhe historinë e kreditit të bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, në faqen e Internetit exposed, duke e titulluar këtë faqe: “Fajëso burrin, ne të duam si dhe më parë, Michelle!”.

Ende mbetet e paqartë se sa përputhet me realitetin informacioni i publikuar në faqen e Internetit.

Disa nga figurat tjera qe jane te sulmuara jane: Kim Kardashian, Joe Biden, Robert Mueller (FBI Director), Hillary Clinton, Eric Holder (U.S. Attorney General), Charlie Beck (LAPD Chief), Mel Gibson, Ashton Kutcher, Jay Z, Beyonce, Paris Hilton, Britney Spears, Sarah Palin, Hulk Hogan, Donald Trump, Arnold Schwarzenegger, Al Gore, Kanye West, Kris Jenner, Stacia Hylton (U.S. Marshals Director), Mitt Romney, Tiger Woods