12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

GRUSHTSHTETI I DYTË NË TURQI..

Më të lexuarat

GRUSHTSHTETI I DYTË NË TURQI..

Padyshim Turqia e ndjeu goditjen më të rëndë ekonomike pasi Amerika tërhoqi 25 miliardë dollarë nga tregu turk, po ashtu edhe Europa. Për të qenë kështu një tjetër grushtshteti tashmë ekonomik. Kjo ndikoi negativisht edhe në Lirën turke e cila humbi shumë në ditët e para të këtij sulmi ekonomik.

Mirpo populli turk vërtetoi edhe një herë se fjalën e fundit për fatin e vet dhe të shtetit Turk e ka vetëm Populli turk.
Në korrik të këtij viti, miliona njerëz dolën më rrugë dhe mbrojtën qeverinë e zgjedhur prej tyre madje dhanë edhe qindra viktima në përballje me organizatën terroriste FETO të F.Gulen.

Tashmë turqit po vërtetojnë dhe një herë se janë ata që vendosin për Turqinë dhe fatet e saj.
Si herën e parë,mjaftoi një thirrje e sinqertë e një presidenti që i shërben me zemër popullit të vet. Edhe kësaj here përgjigjja ishte masive.
Si herën e parë që dolën miliona, edhe sot turqit nxorrën miliona dollarë e Euro nga kursimet e tyre për të ndaluar këtë grushtshteti të dytë që godiste ekonominë turke.
Shumë biznesmenë dhe tregëtarë i nxisnin njerëzit të konvertonin kursimet e tyre. Nëpër dyqane shkruheshin se kush konverton paratë në lira do të ketë dhurata promocionale.
Restorantet ndanin ushqime falas për këdo që paraqet mandate të konvertimit të monedhave të huaja në lirën turke.
Kështu edhe dyqanet e rrobave, supermarketet dhe qendrat tregëtare e metrotë. Po ashtu edhe linjat e transportit publik.
Fushata e konvertimit vazhdon

Sot takova një biznesmen turk i cili më tha: Kërkojnë nga Turqia të plotësojmë katër kushte që të ndalojnë presionet e tyre ekonimike.
1. Heqjen e gjendjes së jashtzakonshme.
2. Ndalimin e diskutimit të ligjit të dënimit me vdekje.
3. Mosndryshimin e kushtetutës.
4. Lirimin e krejt bashkëpuntorëve të Amerikës dhe Europës nga burgjet.

Kjo është Turqia që di të mbijetojë nga grushtetet terroriste të gulenxhinjve dhe aleatëve të tyre të huaj.

Përktheu: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit