16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Grupi për mbrojtjen e natyrës kërkon aksion “më të madh” për klimën

Më të lexuarat

Fondi Botëror për Natyrën (WWF), një organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e mjedisit, u bëri thirrje njerëzve në gjithë botën t’u bëjnë presion liderëve të botës në bisedimet e konferencës COP25 për veprime të menjëhershme lidhur me ndryshimet klimatike.

“Liderët botërorë aktualisht po takohen në konferencën e klimës së Kombeve të Bashkuara (OKB), COP25, për të marrë vendime kritike për njerëzit dhe planetin. Është thelbësore që ata të angazhohen urgjentisht për një aksion më të madh për klimën. Ngreni zërin dhe bëni presion mbi ta për t’i mbrojtur njerëzit dhe natyrën nga kriza klimatike”, tha WWF në një deklaratë.

Organizata gjithashtu ka përmendur ndikimet gjithnjë e më të mëdha shkatërruese të rritjes së temperaturave globale mbi njerëzit dhe natyrën si një “aleat kritik” në luftën kundër ndikimeve të dëmshme të ndryshimeve klimatike, siç është zvogëlimi i emetimeve serrë.

“Prandaj, është thelbësore që të veprojmë kundër humbjes në rritje të natyrës të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore dhe të promovojmë dhe mbështesim zgjidhje të bazuara në natyrën që do të na ndihmonin t’i japim fund krizës klimatike”, thuhet në deklaratë.

Samiti dyjavor për klimën, COP25, filloi në Madrid më 2 dhjetor, ku liderët botërorë dhe aktivistët po zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike.

COP25, e planifikuar të përfundojë të premten, është konferenca përfundimtare e këtij lloji para vitit 2020, kur shumë kombe pritet të paraqesin plane të reja të veprimeve për klimën.

WWF u krijua në vitin 1961 si një organizatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të punuar në bashkëpunim me grupet ekzistuese të ruajtjes së natyrës dhe për të siguruar mbështetje të konsiderueshme financiare ndërkombëtare për lëvizjen e ruajtjes./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit