6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Gruaja që synon Presidencën maqedonase

Më të lexuarat

Kush është juristja me ambicien e madhe politike

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS), si parti politike e boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut, do të kandidojë Mersiha Smailoviçin, një aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për në prill të këtij viti.

Kandidatura e saj u konfirmua në Shkup, në një konferencë për media, nga kryetari i BDS-së, Munir Kolashinac.

“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, boshnjakët kanë emrin e tyre të pavarur për zgjedhjet presidenciale”, thotë Smailoviç.

Ndërsa vetë kandidatja tha:

“Unë jam një kandidat që do të përfaqësoj dhe do të kërkoj zërin e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni. Besoj se do të marr shumë përkrahje sepse në publikun maqedonas njihem si aktiviste për të drejtat e njeriut që gjithmonë ka luftuar kundër padrejtësive”.

Kush është Mersiha Smailoviç?

Mersiha Smailović është juriste dhe aktiviste civile, e cila është diplomuar në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po ndjek studimet master në të drejtën ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Ajo është përfshirë në disa iniciativa për ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve në vend, transmeton Slobodenpecat.mk.

Ajo është aktiviste e organizatës amerikane “Vital Voices”, e themeluar nga Hillary Clinton, e cila synon edukimin dhe mbështetjen e grave në politikë. Mersiha ka lindur në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Ajo është pronare e kompanisë për shërbime financiare dhe juridike “NAHLA CONSULTING” ku aktualisht ka një angazhim të rregullt pune. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Kështu, me këtë kandidaturë, boshnjakët e Maqedonisë godasin fort në ambicie politike, duke i imponuar me figurën e një gruaje edhe me identitet të fortë fetar.

Për shkak të kësaj, ajo mund të marrë shumë vota nga ajo pjesë e popullsisë shqiptare në Maqedoni që ka po të njëjtin identitet të fortë fetar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit