Sindikata e Sektorit të Shërbimeve të Bashkuara (Ver.di) njoftoi se punëtorët në 11 aeroporte gjermane do të hyjnë sot në grevë 24-orëshe, pasi nuk arritën marrëveshje në raundin e dytë të bisedimeve për rritjen e pagave të punonjësve.
Grevat paralajmëruese 24-orëshe nga nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimeve tokësore në aeroportet kryesore në Gjermani pritet të shkaktojnë ndërprerje të konsiderueshme.
Sindikata e Sektorit të Shërbimeve të Bashkuara (Ver.di) njoftoi se punëtorët në 11 aeroporte gjermane, përfshirë Aeroportin e Frankfurtit, do të hyjnë sot në grevë 24-orëshe, pasi nuk arritën marrëveshje në raundin e dytë të bisedimeve për rritjen e pagave të punonjësve të shërbimeve publike dhe tokësore.
Thirrja për grevë 24-orëshe të plotë u bë për Aeroportin e Frankfurtit, aeroportin më të madh të vendit, për atë të Mynihut, aeroportin e dytë më të ngarkuar, si dhe aeroportet e Këlnit/Bonit, Düsseldorfit, Shtutgartit, Dortmundit, Hanoverit, Bremenit, Hamburgut, Berlinit dhe Leipzig-Halle.
Sipas vlerësimeve fillestare të Unionit të Aeroporteve Gjermane (ADV), për shkak të grevave pritet të anulohen më shumë se 3.400 fluturime dhe që nga kjo të preken rreth 510 mijë udhëtarë.
