6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grenell sulmon sekretarin amerikan: Blinken ka lidhje të forta me Soros dhe askush nuk flet

Më të lexuarat

Ambasadori Richard Grenell, ka mbajtur një fjalim gjatë Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump.

Grenell, që ka shërbyer në poste të larta në administratën Trump, tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros.

Sipas tij, asnjë gazetar nuk shkruan për këtë gjë. Madje Grenell tha se u ka kërkuar gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media.

Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet? Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA nga Ballkani dhe Europa Lindore dhe del i palagur nga kjo?

Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh,” tha Grenell në konventën e republikanëve. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit