8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Grabiti një bankë pas sherrit me gruan: Më mirë në burg, se me të

Më të lexuarat

Një 70-vjeçar nga Kensas City ka vendosur të grabisë një bankë dhe në vend që të arratisej,ai u dorëzua tek punonjësi i bankës.

Pas ardhjes së policisë, ai shpjegoi ngjarjen duke u arsyetuar që ngjarja ka nisur pas një sherri me gruan në shtëpi.

Protagonisti i ngjarjes së ndodhur të premten e kaluar, siç raporton Reuters, quhet Lawrence John Ripple dhe kur u arrestua nga policia u justifikua me fjalët, “Më mirë të shkoj në burg se sa të rri një orë më shumë në shtëpi me time shoqe”.

Gjatë grabitjes, ai mori 3000 dollarë të cilat iu gjetën nga policia, teksa ai po priste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit