12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Golf VII i ri vjen me ndryshime në pamje dhe motor

Më të lexuarat

Golf MK7 ka arritur deri në ristilizimin.

Megjithatë, me performancën dhe dizajnin e tij, kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, ABT, nuk është e kënaqur.

Golf VII i ri, sipas ABT, vjen me pamje të re mbresëlënëse falë dizajnit të spoilerit shumë tërheqës, rrotave dhe profilin e ulët, transmeton Koha.net. Këto ndryshime pronarëve të modelit serik Golf VII do të kushtojë rreth 4 mijë euro.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra. ABT pak ka ndërhyrë edhe në motor. Motorin e tij standard Turbo dizel e ka përforcuar nga 180 në 210 kuajfuqi.

Ndërkaq,versionin me benzinë e ka përforcuar edhe më shumë, sidomos modelin GTI, ku nga 310 e ka përforcuar në 400 kuajfuqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit