9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Gjysmë milion kompjuterë Mac të infektuar

Më të lexuarat

Sipas një ndërmarrje ruse për anti-virus, më tepër se gjysmë milionë kompjuterë të ndërmarrjes Apple janë infektuar me trojanin Flashback.

Raporti i vet tregon që në rreth 600,000 Mac është instaluar ky trojan – që ka mundësi t’i bëjë sulmuesit si rrëmbyes dhe të përdoret si një “botnet”

Ndërmarrja, Dr Web, thotë që më tepër se gjysma e atij numri të sipërpërmendur të kompjuterëve janë në Shtetet e Bashkuara.

Apple ka lëshuar një përditësim të sigurisë, por përdoruesit të cilët nuk e kanë instaluar atë arnim mbesin ende të pambrojtur ndaj trojanit.

Flashback ishte gjetur së pari gjatë shtatorit të vitit të kaluar kur hulumtuesit e anti-virusit e raportuan softuerin duke mos qenë si vetvetja si një përditësim i Flash Playerit. Sapo ishte shkarkuar, ky trojan deaktivizonte disa nga softuerët për siguri në kompjuterë.

Versionet e mëvonshme të trojanit shfrytëzonin dobësinë në gjuhën programuese Java për të mundësuar instalimin e kodit nga faqet e rreme pa lejen e përdoruesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit