18.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Gjermani – Gjykata ia ndalon të punojë një mësuese me shami

Më të lexuarat

Në Gjermani gjykata ka refuzuar kërkesën e një mësueseje që donte të punonte me shami në një shkollë fillore të Berlinit.

Gjykatësi Arne Boyer gjatë shqiptimit të vendimit të Gjykatës së Biznesit në Berlinit njoftoi refuzimin e kërkesës së mësueses, e cila donte të punonte me shami në një shkollë fillore dhe kishte ngritur padi për këtë çështje në landin e Berlinit.

Duke vënë në dukje se në landin e Berlinit zbatohet “Ligji i Paanshmërisë”, i cili ndalon mbajtjen e simboleve fetare nëpër shkolla, Boyer tha se trupi gjykues nuk ka dyshime mbi kushtetueshmërinë e këtij ligji.

Boyer e argumentoi si të pabazë ankesën e mësueses drejtuar gjykatës.

Gjykatësi Boyer tha gjithashtu se vendimi vlen vetëm për këtë rast dhe se ai nuk mund ta zgjidhë problemin në përgjithësi, ndërsa shtoi se “Ligji i Paanshmërisë” që zbatohet në Berlin duhet vlerësuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Drejtoria e shkollës mësuesen me shami e ka dërguar në një shkollë tjetër, ku ajo mund të jepte mësim, pasi administrata e shkollës nuk mund të vepronte ndryshe, sqaron Boyer.

Boyer bëri të ditur gjithashtu se vendimi i Gjykatës ishte i apelueshëm.

Ndërsa Zeynep Çetin nga “Inssan e.V”, një nga organizatat joqeveritare që e ndjek rastin në fjalë, në një prononcim për gazetarët tha se asaj i vinte keq për vendimin e Gjykatës, por ashtu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit