Zyra mediatike e qeverisë në Gaza ka njoftuar se forcat izraelite kanë ekzekutuar 193 shkencëtarë dhe akademikë palestinezë që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.
Sipas deklaratës zyrtare, ofensiva izraelite ka shkaktuar gjithashtu shkatërrimin e më shumë se 670 shkollave, ndërsa më shumë se 13 mijë e 500 nxënës dhe nxënëse kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve dhe operacioneve ushtarake.
Raporti thekson se sektori arsimor në Gaza është goditur në mënyrë të rëndë, duke u përballur me “shkatërrim të plotë të infrastrukturës arsimore dhe humbje të papërballueshme njerëzore”.
Autoritetet lokale e përshkruajnë situatën si “një sulm sistematik ndaj dijes, arsimit dhe së ardhmes së brezit të ri palestinez”.
Ndërkohë, organizatat humanitare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se arsimi në Gaza ndodhet në prag të kolapsit, ndërsa qindra mijëra fëmijë janë pa qasje në mësim dhe në mbrojtje bazike.
